Mourinho çmendet, Barkley në minutën e 96-të vendos barazpeshën në Stamford Bridge (VIDEO)

Chelsea dhe Manchester United kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare ku në fund rezultati ishte i barabartë 2-2.

Chelsea e nisën më mirë këtë sfidë, pasi qysh në minutën e 21-të kaluan në epërsi.

Ishte mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger që shënoi me kokë për 1-0, pas harkimit nga këndi të brazilianit Willian.

Chelsea vazhdoi dominimin në pjesën e parë dhe kërkuan edhe golin e dytë por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Me epërsinë prej një goli të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Për dallim nga pjesa e parë, të dytën më mirë e nisën Djajtë e Kuq ku shënuan edhe golin e barazimit.

Sulmuesi francez, Anthony Martial u gjend më së miri në zonë për të shënuar golin e barazimit 1-1.

Chelsea tentoi ta rikthente epërsinë në minutën e 66-të nëpërmjet David Luiz, por vendimtar u tregua De Gea.

Në minutën e 73-të erdhi edhe goli i dytë për Djajtë e Kuq me autor të njëjtë.

Marcus Rashford asistoi bukur, ndërsa Anthony Martial shënoi golin e dytë personal në këtë sfidë për t’i dhënë epërsinë e parë Djajve të Kuq.

Kur të gjithë në stadium po prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit dhe fitorja t’i takonte mysafirëve, kështu nuk mendoi Ross Barkley.

Mesfushori anglez arriti të realizonte në portën e Untiedit në minutën e 96-të nga afërsia për t’i siguruar një pikë të vlefshme skuadrës së tij.

Edhe pas këtij barazimi, Chelsea vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 21 pikë një më shumë se Manchester City dhe Liverpool por që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër barazimi e lë në pozitën e tetë Manchester Unitedin me 14 pikë të grumbulluara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here