BOMBË: Princi i Saudisë then çdo rekord – 4.5 miliardë euro për gjigantin e Premier League!

Sipas raportimeve të mediave britanike, princi i Arabisë SauditeMohammad bin Salman, po përgatit një ofertë prej 4.5 miliarda eurove për ta blerë gjigantin e Premier League, Manchester United.

Pasuria e Salman është 960 miliardë euro dhe princi saudit do ta testojë vendosshmërinë e pronarëve aktual të United, Avram dhe Joel Glazer.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik The Mirror.

Manchester United vlerësohet nga Forbes 3.6 miliardë euro, por Salaman është i gatshëm të ofrojë 900 milionë euro më tepër se vlera aktuale.

Natyrisht në rast se Salaman merr nën pronësi Unitedin, atëherë Djajtë e Kuq do të kenë në dispozicion një buxhet të madh për transferime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here