PLANI I SPALLETTIT PËR BARCELONËN: Ja si do të duket formacioni i Interit!

Barcelona dhe Interi nesër me fillim prej orës 2100 zhvillojnë ndeshjen e tyre në gjiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

Të dy  skuadrat kanë marrë nga dy fitore në ndeshjet e kaluara, mirëpo është e qartë se Blaugranët janë favoritë në këtë ndeshje.

Mungesa më e madhe te Barcelona është Lionel Messi, i cili morri një frakturë në krahun e tij të djathë, në ndeshjen ndaj Sevillas në kampionat.

Sa i përket Interit, Spalletti nuk do ta ketë në dispozicion Radja Nainggolan.  Vendin e belgut do ta zërë Vecino. Në pikëpyetje për duelin e nesërm është edhe Brozovic, por sipas informacioneve të fundit, kroati do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Perisic dhe Politano do të jenë sulmuesit e krahut, ndërsa Martinez do të luaj si një 9-she fallco. Në krye të sulmit do të jetë kapiteni i Neroaxurëve, Mauro Icardi.

Formacioni i mundshëm i Interit:

Inter (4-2-3-1): Handanovie; Vrsaljko, De Vrij, Skrinijar, Asamoa; Brozovic, Vesino; Perisic, Martinez, Politano; Ikardi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here