Marcelo: Na kritikoni sepse mbase jeni xhelozë

Sigurisht nuk është e rastësishme që ecuria më e keqe e Real Madridit në këtë sezon erdhi kur Marcelo nuk ishte në skuadër dhe braziliani arriti të shënojë në ndeshjen kur madrilenët iu kthyen fitoreve në ndeshjen kundër Viktoria Plzenit.

Pasi arriti ta shënojë golin e tij të dytë në dy ndeshje, braziliani i sulmoi gazetarët, të cilët kishin qenë mjaft kritik drejt “Los Blancos” pasi që këta të fundit kishin mbetur pa fitore në pesë ndeshjet e fundit.

“Është e vështirë kur nuk fiton, por ju flisni për krizë sikur të dëshironit ta lëndonit këtë skuadër. Të gjithë gazetarët tentojnë të na lëndojnë, ndoshta është për shkak të xhelozisë sepse ju nuk dini të luani futboll”, ka thënë Marcelo.

Marcelo u detyrua të lë ndeshjen para përfundimit të saj për shkak të një lëndimi, por ai ka insistuar se tani është në rregull, pasi që i ka kaluar tronditja nga incidenti.

“Ndihem mirë tani. Unë u godita rëndë dhe gjyqtari duhet t’i shohë këto gjëra”, ka shtuar Marcelo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here