Probleme te Barcelona: Ai që duhet ta zëvendësonte Messin, ka hidhëruar Valverden

Barcelona sonte do të jetë nikoqire e Interit në gjiron e tretë të Ligës së Kampionëve.

Katalanasit janë favoritë në Camp Nou, por edhe Interi po kalon momente të mira, mirëpo Blaugranët në këtë duel do të luajnë pa Messin dhe sigurisht që kjo është një hendikep i madh.

Ernesto Valverde ka dilema të shumta se kush do ta zëvendësojë Messin. Pritej që Dembele ta zinte vendin e argjentinasit, por mediat spanjolle raportojnë se francezi nuk do të luaj nga minuta e parë, pasiqë Valverde është i dëshpëruar nga sjejlla e tij.

Valverde-s nuk i pëlqen sjellja  i Dembeles në ndeshje dhe stërvitjet.

Gjithashtu francezi nuk luajti aspak mirë ndaj Sevillas dhe në fund të ndeshjes u fishkëllye nga tifozët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here