Real Madridi e konfirmon të ardhmen e Lopeteguit

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka insistuar se trajneri Julen Lopetegui do të mbetet në krye të klubit për ndeshjen El Clasico ndaj Barcelonës, e cila zhvillohet këtë të diele.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve Madridi i dha fund ecurisë negative prej pesë ndeshjeve pa fitore të martën mbrëma kur e mposhti 2-1 Viktoria Plzen, por edhe në këtë ndeshje djelmoshat e Lopeteguit nuk binden dot.

Para ndeshjes raportohej se Lopetegui do të shkarkohej pavarësisht rezultatit në ndeshje ndaj Plzen, por Butragueno ka pohuar se klubi e ka në plan të vazhdojë normalisht me Lopeteguin në stol para udhëtimit në “Camp Nou”.

“Lopetegui do të ulet në stol në Camp Nou si gjithmonë”, tha ai për Movistar.

“Në situata si këto, është më rëndësi të mbesin të qetë dhe t’u besojmë lojtarëve. Ndeshja e së dielës është motivim i madh për ne”, shtoi ai.

Pushed i pyetur për lajmet se Lopetegui do të shkarkohej para El Clasicos, Butragueno shtoi: “Është normale. Ky është futbolli. I kemi dëgjuar thashethemet, por kemi vetëbesim dhe do të luajmë mirë në Camp Nou”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here