United përballet me një tjetër dënim nga UEFA

UEFA mund ta dënojë Manchester Unitedin, pasiqë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Juventusit, tre tifozë u futën në fushë.

United e humbi ndeshjen me rezultatin 0-1, ndërsa pak pas fillimit të ndeshjes, një tifoz u fut në fushë dhe vrapoi drejt Ronaldos, por u kap nga stjuartët.

Pas ndeshjes gjithashtu, dy tifoz të tjerë u futën në fushë dhe iu drejtuan Ronaldos.

UEFA po pret raportin për ndeshjen e mbrëmshme.

United sezonin e kaluar u dënua me gjobë prej 15.000 eurove, pasiqë lojtarët ishin vonuar gjatë rrugës për në stadium, ndërsa një gjë e tillë u përsërit edhe mbrëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here