​Pronarët e Unitedit i kërkojnë Mourinhos ta mbyllë gojën

Pronarët e Manchester Unitedit, familja Glazer, i kanë kërkuar trajnerit portugez të klubit, Jose Mourinhos, ta mbajë gojën e mbyllur para mediave pasi që mendojnë se deklaratat e tij janë duke e dëmtuar imazhin e klubit.

Ky është sezoni i tretë për Mourinhon në Manchester United, megjithatë ai ende nuk ka arritur t’i sigurojë klubit të tij asnjë titull prestigjioz. Për më tepër edhe sezonin e ri nuk e ka filluar në mënyrën më të mirë dhe tani janë në pozitën e dhjetë në Premierligë.

Nga gjithsej nëntë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon të Premierligës, Mourinho ka arritur t’i sigurojë vetëm katër fitore. Ndërsa nga pesë të tjerat, dy janë barazime dhe tri humbje. Për më tepër, ata edhe në Ligën e Kampionëve e kanë siguruar vetëm një fitore nga tri ndeshje.

Por, këto rezultate nuk janë shqetësimi kryesor për pronarët e klubit pasi që ata përkundër humbjeve dhe barazimeve të shpeshta, arrijnë të fitojnë mjaft shumë para nga sponsorët dhe tifozët.

Megjithatë, shqetësimin që nuk e marrin nga rezultatin e këqija, Mourinho ia dhuron përmes deklaratave të tij në konferenca për shtyp, ku shpesh herë e ka ulur poshtë klubin. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Juventusit, ai kishte thënë se gjithmonë e kishte ditur se janë duke luftuar për vendin e dytë me Sevillën.

Për më tepër, ai e ka kritikuar edhe bordin dhe lojtarët e tij vazhdimisht pas rezultateve të këqija dhe kjo gjë duket se nuk u pëlqen tifozëve, prej të cilëve portugezi ka marrë mjaft shumë kritika. Kjo duket se e ka dëmtuar anën financiare të klubit.

Familja amerikane Glazer, të cilët e kanë pronësinë e klubit, janë të interesuar më shumë për aspektin financiar të klubit sesa për aspektin sportiv. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga Mourinho që të mos e përulë klubin në konferenca për shtyp pasi kjo e dëmton imazhin e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here