Arsenali është mysafir i Sportingut të Lisbonës në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Europa League.
Topçinjtë janë liderë të Grupit E me gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, në të cilat kanë arritur dy fitore.
Edhe skuadra portugeze ka arritur dy fitore dhe numëron gjashtë pikë, në vend të dytë të grupit.
Trajnerët Jose Peseiro dhe Unai Emery i kanë gati formacionet e tyre për përballjen që zhvillohet në Estadio Jose Alvalade.
Formacioni startues i Sportingut:… Renan, Ristovski, Coates, Pinto, Acuna, Petrovic, Gudelj, Battaglia, Fernandes, Nani, Montero.
Formacioni startues i Arsenalit:… Leno, Lichtsteriner, Sokratis, Holding, Xhaka, Guendouzi, Elneny, Ramsey, Mkhitaryan, Welbeck, Aubameyang.