Juventus po punon për të ardhmen: Gati transferimi i talentit nga Premier League!

Juventus punon akoma në merkato.

Këtë herë goditja mund të jetë një surprizë e vërtetë. Drejtuesit bardhezinj, me Paratici-n në krye, duket po mendojnë për një talent që luan në Angli, në Premier League.

Nuk bëhet fjalë për Pogba, por për një të ri të Fulham: Matt O’Riley, mesfushor i talentuar 17-vjeçar. Në fakt, siç ka bërë të ditur The Sun, Juventus ka vënë në shënjestër të riun anglez.

Klubi londinez është në dijeni për këtë interesim të torinezëve dhe po kërkon ta bindë që të zgjasë kontratën, e cila skadon në 2020-ën. Por, përveç Juventus-it, është edhe një klub tjetër që interesohet për lojtarin.

Borussia Dortmund, gjithnjë e vëmendshme ndaj lojtarëve të rinj dhe premtues, duket se do të jetë rivalja kryesore e “Zonjës” për O’Riley. Është akoma shumë shpejt për të bërë një vlerësim, por bardhezinjtë besojnë se kanë gjetur mesfushorin e së ardhmes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here