Presidenti i Juves: Ronaldon e shikova në sy dhe i kërkova shpjegim për këtë gjë

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po përballet me një nga rastet më të ndjeshme në karrierën e tij, ku po akuzohet për përdhunim të një vajze në vitin 2009 në Las Vegas.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që është i bindur në pafajësinë e Ronaldos mbi akuzat e ngritura ndaj tij.

“Unë e shikova drejtpërdrejt në sy jashtë fushës dhe e pyeta, pasi fola, jam i kënaqur me pozicionin e tij”, ka deklaruar presidenti i Juventusit.

“Ne të gjithë e mbështesim atë, jo vetëm unë por gjithë punonjësit e Juventusit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here