Presidenti i ri i Interit flet rreth marrëveshjes me Marottan

“Një epokë e re suksesi”! Është pikërisht kjo që qëndron në mendjen e Steven Zhang, presidentit të ri të Inter.

“Jam shumë krenar sot që mundtë udhëheq këtë klub drejt një epoke të re. Ndjej përgjegjësinë që të kënaq pasionin e miliona tifozëve të shpërndarë në të gjithë botën dhe jam mëse gati që të pranoj sfidën të imponon nominimi president, në 110 vjetorin e këtij klubi prestigjoz. Dua ta bëj Interin klubin më të mirë në botë, ta dërgoj në elitën e futbollit botëror”, deklaroi presidenti i ri zikaltër, Zhang.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Zhang foli edhe në lidhje me aludimet mbi një marrëveshje të arritur për afrimin te Inter të Marotta-s, tashmë të larguar nga Juventus.

“Nuk ka patur asnjë kontakt me Marotta. Në këtë moment, asgjë që ka qarkulluar nuk është e vërtetë. E vërteta është që nuk kam bërë kurrë asnjë marrëveshje me atë”, konfirmoi presidenti i sapo zgjedhur i Inter, duke përgënjeshtruar kështu hipotezat për një akord të arritur me Beppe Marotta, për një rol drejtuesi te zikaltërit, por pa mohuar një të tillë në të ardhmen: “E ardhmja është e ardhme, nuk mund të dihet se çfarë do të ndodhë. Nëse do të ketë shanse për t’u shfrytëzuar me qëllim përmirësimin e kësaj skuadre në fushë dhe jashtë saj, atëherë ne do t’i marrim në konsideratë, pavarësisht emrave specifik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here