PSG ka një shënjestër të re: Niset drejt yllit të Serie A!

Parizienët janë të gatshëm për të derdhur para.

Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet për largimin e Neymar nga Parisi dhe në rast se braziliani largohet, atëherë është e qartë se PSG do të sjellë përforcime të reja.

Njëri nga lojtarët potencial për tu transferuar në Paris, është ylli i Napolit, Lorenzo Insigne.

Tuchel e dëshiron italianin në skuadrën e tij, mirëpo PSG do ta ketë të vështirë transferimin e tij, duke pasur parasyshë vështirësinë e bisedimeve me De Laurentis.

Mediat shkruajnë se nuk përjashtohet edhe përfshirja e Edinson Cavanit në ofertën për Insigne.

Insigne debutoi me Napolin në vitin 2010.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here