Under në janar largohet nga Roma për 50 milionë euro, zbulohet destinacioni i tij!

Kryesia e Romës është e gatshme ta shesë Cengiz Under në merkaton e janarit, në rast se në adresë të klubit vjen një ofertë prej 50 miliona eurove, raportojnë mediat italiane.

Arsenal, klubet e Manchesterit dhe Barcelona janë të interesuara për turkun dhe janë të gatshme për të dërguar ofertat e tyre.

Corriere dello Sport, shkruan se United e sheh Underin si zënvendësuesin ideal të Sanchez, i cili pritet të largohet nga Old Trafford.

Sipas mediave spanjolle, Monchi ka gjetur zëvendësuesin e turkut dhe bëhet fjalë për spanjollin Iker Munain.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here