Inter ka një shënjestër të re: Neroaxurët po monitorojnë yllin e Bundesligës

Interi e ka filluar mirë sezonin e ri, mirëpo Neroaxurët kanë plane të reja për merkaton e janarit.

Në ndeshjen e të enjtes në Europa League, mes Zurichut dhe Bayer Leverkusenit, në tribuna ishte i pranishëm edhe skauti i Interit.

Sipas Corriere dello Sport, Neroaxurët janë duke monitoruar yllin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Havertz cilësohet si e ardhmja e përfaqësueses së Gjermanisë, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Arsenali.

I lindur në vitin 1999, Havertz ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij. Ai ka kontratë me Leverusenin deri në vitin 2022 dhe Interi do të duhet të ofrojë më së paku 35 milionë euro për shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here