La Liga kërcënon FIFA-n: Le të vendos CAS për ndeshjet në SHBA

“La Liga nuk u habit dje me pozicionin zyrtar të FIFA-s në lidhje me ndeshjen Girona-Barça, e cila përflitej se do të luhej në SHBA. Unë kam qenë duke e pritur këtë pas deklaratave të fundit mbi këtë çështje nga Rubiales, një mik i mirë i Infantinos”. Kështu shprehet presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, i cili kishte vendosur që prej javës së kaluar për ta dërguar çështjen në gjykatë.

Sipas tij, do të kërkohet shqyrtim urgjent nga CAS-i (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë. “La Liga kupton se opinioni i FIFA-s, ndonëse i rëndësishëm, nuk është i detyrueshëm, siç është rasti me AFE. Kështu që ndeshja mund të luhet në Miami. La Liga ka nevojë për leje, në rastet që bëhen ndryshme, nga FEF (Federata Spanjolle e Futbollit), në përputhje me Qeverinë, USSF, CONCACAF dhe UEFA). Asnjë kushtëzim nuk kemi nga FIFA”, – shton presidenti i LA Liga-s.

Një çështje që do të shkatojë patjetër debate, sepse FIFA e ka bërë të qartë se ka fuqinë për të vendosur. Megjithatë, La Liga thotë se do t’i përmbahet rregullores së vet. Nëse FEF bie dakord, ndryshon mendjen dhe jep leje që kjo ndeshje të luhet në SHBA (kjo në vetvete është e detyrueshme dhe ka një afat prej 5 janarit, 21 ditë para ndeshjes), rregullorja parashikon si më poshtë:

“Pas marrjes së autorizimeve, ekipet duhet t’i dërgojnë ato në federatën përkatëse, në territorin e së cilës është planifikuar ndeshja (USSF). Kërkesa duhet t’i paraqitet konfederatës pritëse (CONCACAF), në të cilën të gjitha autorizimet duhen marrë të paktën 14 ditë para datës së propozuar për luajtjen e ndeshjes. Pas konfirmimit të autorizimit, Konfederata mikpritëse (CONCACAF) njofton federatën pritëse (USSF), FIFA-n dhe Konfederatën jopritëse (UEFA)”.

Sipas leximit që La Liga bën, FIFA artikulon autorizimet, por ajo nuk jep asnjë të tillë. Tebas e mban besimin në planin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here