Nëse largohet do të shohim një rekord të ri: Interi ka marrë një ofertë stratosferike për Skriniar

Sipas Gazetta dello Sport, Interi ka marrë një ofertë stratosferike për mbrojtësin e saj, Milan Skriniar.

Klubi i interesuar për Skriniar është Manchester United. Jose Mourinho e sheh atë si përforcimin ideal për vijën  e mbrojtjes.

Gazetta dello Sport, bën të ditur se në adresë të Neroaxurëve ka ardhur oferta prej 75 miliona eurove, mirëpo kjo ofertë nuk i ka bindur drejtuesit zi kaltër që të heqin dorë nga sllovaku.

Për Skriniar, United do të duhet të ofrojë më shumë dhe në këtë mënyrë sllovaku do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Rekordin momental e mban Virgil van Dijk, i cili për 79 milionë euro u transferua nga Southhampton te Liverpool.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here