Conte ka arritur në Londër, para kalimit te Real Madridi

Antonio Conte ka arritur në Londër që të takohet me Chelsea për tu liruar edhe zyrtarisht nga kontrata.

Sipas ‘Tuttusport’, trajneri italian ka lënë takim me Real Madridin në ora 18:00 sipas kohës lokale, andaj aktualisht është duke e ndërprerë në mënyrë ligjore kontratën me skuadrën londineze.

Julen Lopetegui pritet që të shkarkohet sot, andaj në krye të skuadrës ka arritur trajneri i Real Madrid B, Santiago Solari.

Solari do të jetë në drejtim të skuadrës, derisa Conte t’i mbyll të gjitha procedurat e transferimit, e që kjo mund të zgjatë deri ditën e mërkurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here