Ç’po ndodh me Elseid Hysajn, më i dobëti te Napoli

Napoli ka barazuar të dielën mbrëma në shtëpi (1-1) me Romën. Skuadra e Carlo Ancelottit ka vuajtur me kryeqytetasit, teksa e ka evituar humbjen Dries Mertens në minutën e 90-të.

Në formacionin titullar të nënkampionëve italianë ka qenë edhe Elseid Hysaj, i cili është zëvendësuar në minutën e 70-të nga Kevin Malcuit.

Kuptohet, paraqitja e lojtarit tonë kuqezi nuk ka qenë në lartësinë e duhur, prandaj “Carletto” nuk e ka lënë deri në fund të lojës në fushë. Në vlerësimet e mediave, pas ndeshjes, shkodrani i kombëtares shqiptare ka marrë notën më të ulët ndër lojtarët e Napolit: 5.

“Eurosport” në versionin italisht bën këtë vlerësim për Hysajn: “Ndonjëherë i matur, veçanërisht në pjesën e parë, në marrëveshjen ofensive me Callejon. Por, topat e luajtur keq nuk mungojnë dhe Dzeko e ekspozon pasigurinë e tij në minutën e 14-të, kur ia merr topin nga këmbët dhe e pason për gol tek El Shaarawy. Në minutën e 70-të zëvendësohet nga Kevin Malcuit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here