Pas Piques edhe Barcelona e provokon Real Madridin

Barcelona e mposhti Real Madridin me rezultat 5 me 1, ndërsa Gerard Pique nuk i ka ndal provokimet.

Mbrojtësi spanjoll ka ngritur dorën, duke treguar për pesë golat e shënuar, e që kjo nuk është hera e parë.

Pique e kishte bërë të njëjtin veprim edhe në vitin 2010, atëherë kur Barcelona e Pep Guardiolas e mposhti Real Madridin e Jose Mourinhos.

Skuadra katalonase ka postuar në Twitter foton e Piques me dorën e ngritur, duke thënë “Më jep një pesë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here