Chelsea gati të paguajë klauzolën e yllit të Milanit

Chelsea raportohet të jetë duke bërë hapat e para për të siguruar shërbimet e Suso-s të AC Milan.

Sipas raporteve në Itali, Blutë kanë nisur që tani punën për të blerë spanjollin e Kuqezinjve.

Lojtari ka një klauzolë 38 mln euro në kontratën e tij dhe në Milano shqetësohen se ai mund të largohet, pasi është një shifër që do të paguhej pa shumë probleme nga gjigantët e Premier League.

Liverpool gjithashtu është përfolur për një transferim të lojtarit, teksa raportet citojnë se edhe Athletic Bilbao interesohet për të.

Milan është munduar të rinovojë kontratën e Suso-s duke i hequr klauzolën e lirimit, por do t’i duhet të arrijë një vend mes katër më të mirëve për të bindur lojtarin.

Ish-lojtari i Liverpool është përfolur për një kalim në Stamford Bridge gjatë verës pasi Sarri thuhet të jetë një admirues i madh i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here