Juventus niset drejt mbrojtësit të Fiorentinës

Kampionët e Italisë, Juventusi, janë të interesuar rreth shërbimeve të mbrojtësit serb të Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

Lajmin e ka bërë të ditur Tuttosport, gazetë e afërt me Juventusin, e cila shkruan se kryesia e Zonjës së Vjetër e shohin atë si zëvendësuesin ideal të Barazgli.

21-vjeçari Milenkovic, po luan shkëlqyeshëm me fanellën e Fiorentinës dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve europian.

Interesim për Milenkovic ka treguar Manchester United, por Juventusi ka filluar të punojë për transferimin e tij në Torino.

Mediat italiane bëjnë të ditur se çmimi i tij në treg është rreth 50 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here