Njeriu i parë i UFC: Duel mes Khabib dhe Mayweather? Mundet por me një kusht!

Presidenti i UFC, Dana White përsëri ka folur në media rreth duelit të mundshëm mes Khabib dhe Floyd Mayweather.

Pas fitores me McGregor, Khabib e ka sfiduar publikisht Floydin, ndërsa ky i fundit menjëherë e pranoi një sfidën e Khabib.

Rreth këtij dueli ka folur edhe njeriu i parë i UFC, Dana White.

“Nëse Mayweather dëshiron që të përballet me Khabib, për mua nuk është problem. Kushti i vetëm është që dueli të jetë në kuadër të UFC, pra me rregullat tona. Nuk dua një duel boksi, pasiqë një gjë të tillë e bëri McGregor”, ka deklaruar Dana White.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here