Perez dëshiron që Mourinho të jetë trajner i Real Madridit

Real Madridi nuk i besoi më Julen Lopeteguit, andaj e emëroi si trajner të përkohshëm Santiago Solarin.

Skuadra spanjolle ka afat prej 15 ditësh që ta emëroj trajnerin e ri, e që disa emra janë në listë.

Sipas ‘La Gazetta dello Sport’, Real Madridi po e pret Jose Mourinho që të largohet nga Manchester United.

Trajneri portugez do të shkarkohet nga ‘Djajtë e Kuq’, nëse nuk arrin që ta pozicionoj skuadrën në top katërshe.

Sipas mediumit italian, Florentino Perez dëshiron që Jose Mourinho ta marr drejtimin e skuadrës edhe pse Antonio Conte ishte shumë afër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here