Dybala drejt largimit, Juventusi ka gjetur zëvendësuesin e tij

Paulo Dybala këtë sezon është nën hijen e Ronaldos dhe zërat për largimin e tij nga Juventusi sa vijnë e shtohen.

Allegri në sezonin aktual e ka lënë shpeshherë argjentinasin në stol dhe për shkak të balancit në skuadër Dybala dhe Ronaldo nuk mund të luajnë së bashku në të gjitha ndeshjet.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, kryesia e Juventusit ka vendosur që ta shesë argjentiasin dhe se kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Drejtori sportiv Federico Paratici, është i interesuar për Federico Chiesa dhe e cilëson atë si zëvendësuesin ideal të Dybalas.

Juventusi shpreson që ta shesë Dybalan për shifrën e 100-të miliona eurove dhe ta transferojë Chiesan për 60 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here