Klubi i Seria A kërkon shërbimet e tij, Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta që në janar

Berat Gjimshiti duket se po kërkon një ekip ku të mund të luajë më shumë.

Mbrojtësi i përfaqësueses sonë është aktivizuar pak me Atalantën këtë sezon. Klubi i tij i ka ofruar rinovimin por duket se ai do të largohet.

Sipas mediave italiane e interesuar për qëndërmbrojtësin është Frozinone, e cila po lufton për të qëndruar në Seria A. Përforcimi i mbrotjes shihet si një mundësi më shumë për të qëndruar mes më të mirave për ekipin që mban vendin e 19-të në Seria A. Sipas të gjitha gjasave  në janar Gjimshiti do të ndërrojë destinacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here