Bayerni mban fjalën: Gati të thejë rekordin për yllin e Juventusit

Mediat italiane raportojnë se Bayerni i Munichut po përgatit një ofertë stratosferike për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, Juventusi është i gatshëm ta shesë Dybalan.

Traineri Allegri mendon se Dybala dhe Ronaldo nuk mund të luajnë bashkë dhe kryesia ka vendosur që ta nxjerrë atë në shitje.

Për Dybalan janë të interesuar disa gjigantë europian, por është Bayerni i Munichut ai që është i gatshëm të ofrojë 120 milionë euro.

Bavarezët do të heqin dorë nga politika se nuk do të transferojnë lojtarë të shtrenjtë.

Një tjetër opsion është që Bayerni ta blejë kartonin e James dhe ta përfshijë atë në ofertën për Dybalan (70 milionë euro dhe James).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here