BOMBË: Reali i ofron shkëmbim Juventusit – ky do të ishte shkëmbimi dekadës!

Sipas Tuttosport, Real Madrid i ka ofruar Juventusit shkëmbimin e Marcelos me Alex Sandron.

Pas ardhjes së Ronaldos në Torino, portugezi ka kërkuar ribashkimin e tij me Marcelon te Juventusi.

Alex Sandro nga ana tjetër nuk ka rinovuar kontratën me Biankonerët dhe dëshiron largimin nga Torino.

Oferta e Realit sipas Tuttosport e ka joshur Juventusin dhe shkëmbimi mund të realizohet në fund të sezonit.

Problemi i vetëm qëndron te fakti se Marcelo përfiton 10 milionë euro në sezon, shifër kjo që Juventusi nuk është i gatshëm tia ofrojë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here