Marotta gati t’i bashkohet Interit

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, Giuseppe Marotta është i gatshëm për t’iu bashkuar Interit.

Marotta nuk ka më kontratë me Juven dhe është i lirë të negociojë me klube të tjera.

Sot e përditshmja Tuttsport, shkruan se Marotta do t’i bashkohet Interit, spekulim ky që ka filluar që prej kohës kur ai u shkarkua nga Juventusi.

Corriere della Sera nga ana tjetër raporton se Marotta do të nënshkruaj një kontratë 3 vjeçare me Neroaxurët dhe pritet të përfitojë 3 milionë euro në sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here