Suarez i sinqertë: E di se Barcelona po kërkon zëvendësuesin tim

Asgjë më nuk është si më parë, Luis Suarez nuk ka më adrenalinë. Por nuk guxojmë ta shlyejmë atë që bëri në El Clasico.

Edhe përkundër paraqitjes fantastike ndaj Real Madridit, Suarez është i vetëdijshëm se Barcelona është duke kërkuar zëvendësuesin e tij.

“Jam real. E di se janë duke kërkuar zëvendësuesin tim. Jam 31-vjeç dhe normalisht që duhet të shikojnë nga e ardhmja. Por nuk mund të më shlyeni”, ka thënë Suarez.

Pati shumë kritika drejt urugaianit pas startit të dobët në sezonin e ri, por  Suarez e dëshmoi në El Clasico, se kur Messi mungon është ai lojtari që mund ta udhëheq skuadrën drejt suksesit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here