Suarez largohet nga Barcelona – në prag të nënshkrimit me gjigantin italian

Mediat italiane raportojnë se Milani është i interesuar rreth shërbimeve të mesfushorit të Barcelonës, Denis Suarez.

Rosonerët dëshirojnë ta përforcojnë vijën e mesfushës dhe e shohin Suarezin si alternativën ideale të Biglia dhe Bonaventura.

Milani ka shfaqur interesim për Suarez edhe verën e kaluar, por shuma prej 40 miliona eurove që kërkonte Barcelona, nuk ishte e pranueshme për Rosonerët.

Tani gjërat kanë ndryshuar, pasiqë Suarez nuk po luan aspak te Barcelona dhe Katalanasit janë të gatshëm për ta liruar atë.

Mediat italiane shkruajnë se bisedimet kanë filluar dhe Milani dëshiron ta huazojë atë me opcion blerjeje prej 35 miliona eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here