E KRYER: Një tjetër fitore e mjeshtrit – Monchi rrëmben një lojtarë fantastik para gjigantëve

Spanjolli e ka kryer punën, Roma me një përforcim të ri.

Kapiteni i Porto-s, Hector Herrera ishte nën shënjestrën e disa gjigantëve europian, por ka vendosur që ti bashkohet Romakëve.

Kontrata e tij me Porton skadon në fund të sezonit dhe nga janari ai është i lirë të kërkojë klub të ri. Të gjithë prisnin që ai ta zgjedhë Premier Ligën, por ai ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur Serie A.

Meksikani mund të luaj në disa pozicione në mesfushë, ndërsa klubi më i interesuar për të ishte Manchester City, me Guardiolën që kishte deklaruar se është i mahnitur nga paraqitjet e tij.

Roma do të marrë një përforcim të rëndësishëm, sidomos pas largimit të Nainggolan.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here