Inter, Juventus dhe Tottenham kërkojnë yllin e ri të Serie A

Tri skuadra janë vënë në ndjekje të një prej talenteve të Serisë A, mbrojtësi danez të Sampdoria, 22-vjeçarit Joachim Andersen, që nga të gjithë konsiderohet si “Alderweireld i ri”.

Lajmin e ka konfirmuar sot calciomercato.com, sipas së cilës skuadrat kanë nisur të lëvizin, për të fituar garën dhe për të marrë mbrojtësin e talentuar, që sipas presidentit Ferrero kushton 35 milionë euro.

Andersen është një mbrojtës qendre, që këtë sezon është aktivizuar gjithnjë titullar nga trajneri Marco Gianpaolo, duke u dalluar me paraqitjet e tij. Juventusi ka kohë që ka hedhur grepat për të marrë lojtarin e kombëtares daneze, por tashmë në garë janë futur edhe Inter e Tottenham.

Madje skuadra zikaltër kërkon të përsëritë me Sampdorian blerjen e dy vite më parë, kur mori Milan Skriniar nga ekipi gjenovez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here