Presidenti i La Liga-s: Nuk jam i surprizuar që PSG dhe City kanë mashtruar

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka thënë se ishte e qartë se PSG dhe City kanë thyer rregullat e FFP.

Një raportim i Football Leaks, ka zbuluar se PSG dhe City janë ndihmuar nga FIFA, pas thyerjes së rregullave të FFP.

Tebas për AS ka thënë se nuk është i surprizuar nga ky skandal.

“Kishte ardhur koha. Ne e kemi paralajmëruar një gjë të tillë kohë më parë. Nuk jam i surprizuar se të dy klubet kanë mashtruar. Ishte shumë e qartë. Shpresoj se gjëra të tilla nuk do të përsëriten”, ka thënë Tebas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here