Ylli i Italisë është arrestuar për shkak të drejtimit të makinës në gjendje të dehur

Ylli i PSG dhe lojtari i përfaqësueses së Italisë, Marco Verratti është arrestuar mbrëm nga policia në Paris, raporton L’Equip.

Policia e ka ndaluar atë pas një kontrrolli rutinë pas orës 2 të mesnatës, ndërsa italiani nuk ka mundur ta kalojë testin e alkoholit.

Verratti sot është liruar nga stacioni policor dhe rrezikon heqjen e patentës së shoferit dhe gjobë. Gjithashtu priten saknsione edhe nga vetë PSG.

Sipas informacioneve, Verratti aq shumë ka qenë i dehur, sa policia e ka ndihmuar atë që të dalë nga makina.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here