Sensacioni i Evropës zëvendëson Suarezin te Barcelona

Barcelona janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Genoas, Krzysztof Piatek, për të zëvendësuar Luis Suarezin.

Katalanët kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e sulmuesit uruguaian, Luis Suarez.

Gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ raporton se katalanët janë duke e menduar opsionin e transferimit të Piatek nga Genoa.

Sulmuesi polak po gëzon formë të mirë me Genoan në Serie A, ku ka shënuar tetë gola në dhjetë javët e para.

Barcelona në garën për Piatek, po rivalizohet edhe nga Juventusi, që po ashtu është e interesuar për 23 vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here