A do të ketë Solari guximin të startojë me Vinicius para Bale?

“Mbretërit” nuk e gjetën golin deri në dhjetë minutat e fundit të takimit.

Inkuadrimi i Vinicius JR’ solli një depërtim të tij dhe një goditje e fortë e brazilianit, e devijuar nga mbrojtja e Valladolid përfundoi në rrjetë për të zhbllokuar sfidën.

Përveç golit, fryma që solli inkuadrimi i Vinicius në lojën e Real Madrid, vë në diskutim pozitën e Bale në formacion, shkruan “Marca”.

Edhe në ndeshjen e “Copa del Rey” 18 vjeçari ishte spektakolar. Bale në anën tjetër vazhdon avazin e vjetër. Ai u vërshëllye nga tifozët, kur u zëvendësua në minutën e 70’ të takimit.

Performancat tregojnë qartë se kush duhet të startojë. A do të guxoj Solari?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here