Bayern Munich synon shkëmbimin James – Dybala

Bayern Munich synon ta përdorë James Rodriguezin për ta sjellë në skuadër Paulo Dybalan e Juventusit duke i propozua gjigantit italian një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë, raporton Bild.

Bild shkruan se me Jamesin si objektiv për Juventusin, Bayerni mund ta shfrytëzojë interesimin e bardhezinjve duke propozuar një marrëveshje shkëmbimi për Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas ka kohë që është në radarin e kampionit gjerman.

Në prill të vitit 2017, CEO i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, pati shprehur haptazi pëlqimin për Dybalan.

“Momentalisht, janë disa lojtarë të shkëlqyer në treg. Kur mendoj për një që dua ta sjell në Bayern, mendoj për dike si Dybala”, pati thënë ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here