BOMBË: Fillojnë bisedimet për shkëmbimin Dybala-James

Mediat italiane bëjnë të ditur se Juventusi dhe Bayerni kanë filluar bisedimet jo formale për super shkëmbimin, Dybala-James.

Sipas Rai Sport, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka biseduar me Karl-Heinz-Rummenigge, rreth mundësisë së shkëmbimit.

Dybala është një lojtarë  admiruar nga Rummenigge.

Për momentin nuk ka ndonjë ofertë zyrtare nga asnjëri klub dhe sipas të gjitha gjasave bisedimet do të fillojnë pas përfundimit të sezonit.

Dybala mbrëm ishte lojtari më i mirë i Juventusit në ndeshjen ndaj Cagliarit, duke shënuar një solo-gol vetëm pas 45 sekondave të fillimit të ndeshjes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here