City luan tenis ndaj Southampton dhe rrimer kreun e tabelës (VIDEO)

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Ligës Premier duke vazhduar sezonin me dominim dhe pa humbje.

Qytetarët e nisën furishëm ndeshjen duke gjetur golin pas vetëm gjashtë minutave lojë, ku pas harkimit të Leroy Sane ishte Wesley Hoedt, i cili shënoi në golin e tij për epërsinë e Cityt 1-0.

Vendasit shpejt gjetën edhe golin e dytë pasi në minutën e 12-të ishte Sergio Aguero, i cili shënoi golin e tij të 150 në Ligën Premier për epërsinë 2-0.

Pas vetëm gjashtë minutave apo më saktë në minutën e 18-të radha i erdhi David Silvas që gjeti golin me një gjysmë vole për 3-0.

Goli i tretë i Cityt lëshoi futbollistët në aventura dhe shpejt u ndëshkuan, pasi në minutën e 30-të ishte Danny Ings që ngushtoi epërsinë në 3-1 nga pika e bardhë.

Kur pritej që ndeshja të shkonte në pushim me rezultatin 3-1 në skenë doli Raheem Sterling që ngriti epërsinë në 4-1 pas asistimit të Agueros.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vendasit të cilët dominuan dhe krijuan më shumë raste, teksa gjetën golin me anë të Sterling (67′) për 5-1, ndërsa në minutat shtesë Sane vulosi rezultatin përfundimtar 6-1.

Pas kësaj fitore, City kthehet në pozitën e parë me 29 pikë apo dy më shumë se Liverpooli në vendin e dytë, ndërsa Southampton renditet në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te rivali i urryer lokal, Manchester Unitedi, ndërsa Southamptoni e pret në shtëpi Watfordin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here