Khabib admiron McGregor: Jam falenderues ndaj tij

Khabib Nurmagomedov ka shprehur admirim për rivalin e tij Connor McGregor.

Në një intervistë për RT Sport, Khabib është shprehur se McGregor ka luajtur një rrol të madh në fitoren e tij.

“Duhet të jem falenderues ndaj McGregor.”

“Ai është shumë i njohur. A kam qenë unë i njohur para se të ndeshesha me të? Nuk e besoj. Por nëse na krahasoni si atletë, unë e dëshmova se jam ma i mirë se ai.”

“Por ai është një yll më i madh se unë. Nuk e di se sa është dallimi tani mes nesh në këtë aspekt, por para ndeshjes absolutisht, ka thënë Khabib.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here