Suarez më shumë gola se të gjithë sulmuesit e Real Madridit së bashku

Shumë persona e kanë dyshuar në Luis Suarezin, por uruguaiani e ka dëshmuar se ende di si të shënojë gola dhe tashmë i ka nëntë në gola këtë sezon në La Liga, më shumë se të gjithë sulmuesit e Real Madridit së bashku.

Në moshën 31-vjeçare, Suarez ua ka kthyer kritikëve të tij në mënyrën më të mirë të mundshme, përfshirë het-trikun ndaj Real Madridit fundjavën e kaluar në “Camp Nou”, si dhe dygolëshin ndaj Rayo Vallecanos këtë të shtune.

Suarez tani është golashënuesi më i mirë i Barçës pas 11 javësh në ligë, para Lionel Messit.

Uruguaiani, bashkë me Cristhian Stuani dhe Iago Aspas, prijnë në listën e golashënuesve në La Liga me nga nëntë gola, që është më shumë se katër golat e Gareth Bale, tri të Karim Benzemas dhe një i Marco Asensios së bashku.

Në Ligën e Kampionëve, megjithatë, Suarez ende ka probleme pasi nuk ka shënuar gol këtë sezon, por do ta ketë mundësinë ta thyejë akullin të mërkurën, kur Barcelona e viziton Interin në një ndeshje të fazës grupore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here