Ta shohim reagimin e gjigantëve – Interi i vendos çmimin yllit të saj

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar me paraqitjet e tij fantastike, ka zgjuar interesimin te gjigantët europian si Barcelona, Manchester City dhe Manchester United.

E përditshmja italiane Tuttsport, raporton se Interi i ka vendosur çmimin sllovakut.

Çmimin që Neroaxurët kërkojnë për lirimin e Skriniar është 80 milionë euro, shifër kjo që mund të konsiderohet astronomike për një mbrojtës.

Në rast se Skriniar largohet nga Interi atëherë do të bëhej mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here