Valverde ende problem me Dembelen

Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Vallecanos, Ousmane Dembele ishte njëri nga lojtarët kryesorë në përmbysjen e madhe.

Francezi realizoi gol në minutën e 88’ të takimi për të barazuar rezultatin në 2:2.

Valverde i dha hapësira 21 vjeçarit në nëntë ndeshjet e para këtë sezon, mirëpo ai ende ka një problem me lojtarin, shkruan “Marca”.

Ai ndonjëherë duket i pa interesuar, ka një mungesë të shkathtësisë dhe pretendon ndonjëherë se “kjo nuk përshtatet me mua”.

Performancat e Dembele definitivisht ende nuk kanë justifikuar milionat e shpenzuar në lojtarin.

Edhe në skuadrën pa Messin, askush nuk e sheh francezin si startues, as trajneri Valverde.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here