Di Maria nuk do t’i bashkohet Ronaldos

Ylli i Paris Saint Germain, Angel Di Maria, duket se nuk do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos tek Juventus.

Sipas “Don Balon” portugezi ka kërkuar që anësori argjentinas t’i bashkohet atij në Torino, megjithatë ky mendim duket se nuk i ka pëlqyer këtij të fundit, transmeton lajmi.net.

Ronaldo dhe Di Maria kanë qenë bashkëlojtarë tek skuadra e Real Madrid. Të njëjtën situatë ka menduar ta kthejë portugezi në Juventus.

Megjithatë, ylli i PSG duket se ka vendosur të vazhdojë kontratën me gjigantin francez.

Ai gjithashtu ka thënë se pensionimin e tij do ta bëjë në Argjentinë, me Rosario Central.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here