Steven Gerrard e mbron sulmueisn shqiptar

Eros Grezda nuk la shenjë në ndeshjen e tij të parë si titullar me Glasgow Rangers, që fitoi 0-2 në fushën e ST. Mirren, me të dy golat e sfidës që u realizuan pasi sulmuesi shqiptar u zëvendësua nga Steven Gerrard.

Një shtyllë e goditur pak para se të largohej nga fusha, sipas shtypit britanik, është shumë pak për një lojtar që ka kushtuar 2 milionë paundë. Gjithsesi, trajneri i Rangers, në prononcimin e tij pas ndeshjes, u shpreh se kishte besim të plotë se sulmuesi anësor do të përmirësohet më tej, pasi starti i sezonit po rezulton i vështirë për shkak të problemeve fizike.

“Mendoj se me kalimin e minutave ai u rrit ndjeshëm sa i përket lojës. Momentet më të mira i pati pak para se të zëvendësohej, pra 5 minutat e fundit që qëndroi në fushë. Goditi shtyllën dhe, nëse topi do të shkonte në rrjetë, do ta kishte ndihmuar shumë. Të mos harrojmë që kur erdhi te Rangers pati një dëmtim të rëndë dhe iu desh kohë për t’u kthyer. Unë kam besim se do të përmirësohet më shumë.”

Fakti që ka kushtuar 2 milionë paundë, mund të kthehet në presion për Grezdën. Fillimi i vështirë mund ta zgjasë e periudhën e arritjes së formës më të mirë, për të qenë protagonist absolut në sulmin e Rangers.

Gjithsesi, Grezda i ka të gjitha mundësitë që t’i rimbursojë paratë që janë shpenzuar për të, e sigurisht më pas do të jetë e lehtë të fitojë zemrat e tifozëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here