Mjekët serb kanë shpëtuar Shaqirin nga invaliditeti?

Liverpooli sonte do të jetë mysafir i Crvena Zvezdës në Beograd, ndërsa tema kryesore vazhdon të jetë Xherdan Shaqiri.

Shaqiri festoi me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë, ndërsa këta të fundit kishin përgatitur një pritje ferri në Beograd për të dhe për këtë shkak Klopp vendosi që Shaqiri mos të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen ndaj Zvezdës.

Sot mediat serbe kanë publikuar një lajm interesant, ku thuhet se Shaqiri ka lindur me shputë të deformuar, ndërsa mjekët serb e kanë shpëtuar atë nga invaliditeti.

“Shaqiri ka lindur me shputë të deformuar në këmbën e djathtë. Shputa e tij ka qenë e lakuar nga ana e brendshme, pasiqë nuk ka pasur hapsirë në barkun e nënës. Menjëherë pas lindjes Shaqiri nga Gjilani në Beograd, ndërsa një mjek i njohur serb ka arritur që ta shmang invaliditetin duke përdorur një metod të quajtur ponseti.”

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e njohur serbe Informer.

Mjeku serb ka përdorur metodin e quajtur Ponseti metod.

Ky metod nënkupton mbjajtjen e protezave ndërmjet dy shputave për 5 deri në 8 jave.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here