EKSKLUZIVE: Bakayoko rikthehet në Premier League, por jo te Chelsea?

Sipas raportimeve të Calciomercato, Fulham ka kërkuar nga Chelsea huazimin e Tiemoue Bakayoko.

Bakayoko për momentin është i huazuar te Milani, mirëpo që nga arritja e tij në San Siro nuk ka treguar paraqitje të mira.

Mirëpo francezi bëri një paraqitje të mirë ndaj Udineses dhe Rosonerët dëshirojnë që ti japin atij më shumë shans.

Bakayoko do të duhet të bëjë paraqitje të mira për ta impresionuar kryesinë e Milanit që ta blejnë kartonin e tij prej 35 miliona eurove. Francezi pritet që të qëndrojë te Milani deri në fund të sezonit.

Fulham nga ana tjetër po kërkon shërbimet e tij me ngulm dhe mbetet ta shohim se si do të rrjedhin gjërat.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here