BOMBË NGA ANGLIA: Arsenal dëshiron mesfushorin e United

Sipas raportimeve të tabloidit britanik, The Daily Mail, Arsenali është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Manchester United, Juan Mata.

Kontrata e spanjollit me Djajtë e Kuq skadon në fund të sezonit dhe Topçinjtë po bëjnë gati lëvizjen për transferimin e tij në Emirates.

Mata dëshiron që të rinovojë me United, por Djajtë e Kuq ende nuk i kanë bërë ndonjë ofertë, pasiqë nuk janë të bindur për ta paguar 30-vjeçarin 8 milionë euro në sezon.

Përveç Arsenalit, për Matan është e interesuar edhe Valencia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here