Fedarata turke e pamëshirshme: 48 ndeshje pezullim për Galatasarayn dhe Fenerbahcen

Derbi i zjarrtë i Stambollit mes Galatasaray dhe Fenerbahce javën e kaluar përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Verdh e kuqtë ishin në epërsi prej dy golave, mirëpo Fenerbahce u rikthye në lojë për ta barazuar në fund rezultatin.

E ky barazim nuk i pëlqeu lojtarëve vendas të cilët në fundin e ndeshjes filluan një zënkë të madhe me homologët e tyre mysafirë.

Në sherrin e madh që ndodhi në fund të ndeshjes u përfshi edhe trajneri Fatih Terim dhe ndihmësi i tij Hasan Sas.

Kësisoj Federata e Futbollit të Turqisë ka dhënë edhe dënimet për akterët e këtij sherri masiv.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Fatih Terim është dënuar me shtatë ndeshje, ndërsa ndihmësi i tij Hasan Sas me tetë takime.

Në këto ndeshje që do të mungoj Terim e Sas, skuadrën do ta drejtoj Umit Davalla.

Ndërkohë dënime kanë marrë edhe tre futbollistët titullarë të Galatës që janë përfshirë në sherr.

Ryan Donk është dënuar me gjashtë ndeshjes, Papa Alioune Ndiaye me pesë takime dhe Garry Rodriguez me tri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here